Zbulim i rrallë në Llogara/ Gjendet një zgavër 70 metra e thellë me eshtra kafshësh të egra
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, e cila ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale.
Sipas eksploruesve, në fund të shpellës është konstatuar një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë, duke e bërë të pamundur depërtimin më tej.
Gjatë eksplorimit janë gjetur gjithashtu një numër i madh eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera, çka e bën këtë zbulim edhe më interesant nga pikëpamja shkencore.
Sipas grupit të ekspeditës, zbulimi pritet të nxisë kërkime dhe studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse shpella ka vazhdim, si dhe për të dokumentuar vlerat e saj natyrore, gjeologjike dhe speleologjike.
KOHA JONË SONDAZH

