Sot mbahen zgjedhjet në Serbi, por shqiptarët janë të ”përçarë”. Ata garojnë me dy lista të ndara

Këtë të të dielë mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të marrin pjesë me dy lista.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, tha Shqipërim Arifi.

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) i Serbisë ka njoftuar se në zgjedhje të drejtë vote kanë 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen pak më shumë se një vit e gjysmë pas zgjedhjeve të mëparshme parlamentare. Këto do të jenë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme parlamentare që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

SHKARKO APP