1 gol dhe 2 asiste, Broja vjen me statistika shqetësues në Kombëtare
Në prag të sfidës vendimtare ndaj Polonisë, forma e Armando Broja ngre pikëpyetje për repartin ofensiv të Kombëtares shqiptare.
Sulmuesi kuqezi vjen në këtë përballje me statistika jo bindëse: Vetëm një gol dhe dy asiste gjatë sezonit, ndërsa në ndeshjen e fundit nuk është aktivizuar asnjë minutë. Një situatë që reflekton vështirësitë e tij për të gjetur vazhdimësi te skuadra e Burnley.
Mungesa e minutave dhe forma e paqëndrueshme e Brojës vijnë në një moment kritik për Kombëtaren. Stafi teknik pritet të bëjë vlerësimet e fundit për gjendjen e lojtarit dhe rolin që ai mund të ketë në këtë sfidë.
Megjithatë, pavarësisht statistikave, Broja mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në repartin ofensiv, me aftësinë për të bërë diferencën në çdo moment.
KOHA JONË SONDAZH

