1 vit pa shënuar te Barcelona, Dembele është një dështim i vërtet

Ousmane Dembélé ka qenë një nga protagonistët e mëdhenj të merkatos së Barcelonës në orët e fundit. Refuzimi i tij për të lënë skuadrën “blaugrana” dhe pranuar ofertën e Manchester United pengoi blerjen e Memphis Depay, i kërkuar me ngulm nga Roland Koeman.

Francezi do të qëndrojë të paktën edhe një vit në Katalunjë (nëse nuk do të ketë ndonjë zhvillim në merkaton e janarit), sepse dëshiron të triumfojë në Barcelonë dhe kjo u është komunikuar drejtuesve të klubit.

Më 6 tetor 2019, Ousmane Dembélé shënoi golin e tij të fundit në një ndeshje zyrtare kundër Sevillas, në “Camp Nou”, për javën e tetë të La Ligas. Ky ishte goli i tij vetëm në nëntë ndeshjet që luajti para se të dëmtohet, duke iu nënshtruar një operacioni që e mbajti për shumë luaj larg fushave të blerta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?