100 mln euro për të thënë ‘PO’, Reali kërkon transferojë sensacionin e Europës!

L’Equipe ka zbuluar objektivin e Real Madridit gjatë merkatos së janarit

Gazeta prestigjioze franceze, shkruan se Florentino Perez është duke punuar në transferimin e supertalentit francez, Cavaminga.

17 vjeçari që po impresonon të gjithë me talentin e tij është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eduardo Cavaminga vitin e kaluar nënshkroi kontratën e parë profesionale me Rennes deri në vitin 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rennes ka bërë me dije se secila skuadër që e do Cavamingan duhet të paguaj 100 milionë euro. Por, kjo vlerë me siguri që është e lartë për një lojtar 17 vjeçar që luan në një skuadër jo aq të madhe.

Real Madridi i ka nisur bisedimet me Rennes dhe se nuk do të dorëzohet deri në një marrëveshje me skuadrën franceze.

PSG do të jetë skuadra më e vështirë për ta mposhtur në garë për 17 vjeçarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?