100 vite histori në San Siro, nga Derbi i Madonninës te koncertet madhështore
San Siro feston 100-vjetorin, një shekull histori që nisi më 19 shtator 1926 me derbin e parë mes Milanit dhe Interit. Që prej atëherë, stadiumi mitik i Milanos është kthyer në një nga simbolet më të mëdha të futbollit botëror.
I ndërtuar fillimisht me rreth 35 mijë vende, San Siro u zgjerua disa herë ndër vite, duke arritur kapacitetin maksimal prej rreth 85 mijë spektatorësh përpara Botërorit të vitit 1990. Në vitin 1979 stadiumi mori emrin Giuseppe Meazza, në nder të një prej legjendave të futbollit italian.
Përveç ndeshjeve historike të Milanit dhe Interit, San Siro ka pritur edhe evente të mëdha sportive, koncerte dhe artistë të njohur ndërkombëtarë, mes tyre Bob Marley.
Edhe pse është parashikuar ndërtimi i një stadiumi të ri pranë tij, San Siro do të vazhdojë të jetë aktiv deri në vitin 2032. Pas një shekulli, historia e tij vijon të pasurohet me kujtime të reja.

