11 gola në 10 ndeshje, Lautaro Martinez pa rivalë në Champions gjatë vitit 2025

Ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martínez, po përjeton një periudhë të artë në arenën evropiane. Sulmuesi zikaltër është aktualisht golashënuesi më i mirë i Champions League për vitin 2025, me 11 gola të shënuar në 10 ndeshje, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian.

Në sezonin aktual, Lautaro ka arritur të realizojë 3 gola në dy ndeshje, një dopietë kundër Slavia Pragës dhe një gol ndaj Union SG, ndërsa në sfidën kundër Ajaxit qëndroi në stol.

Pjesa tjetër e bilancit të tij i përket sezonit të kaluar, që nisi me ndeshjen ndaj Sparta Pragës në janar 2025. Argjentinasi shënoi:

Swiss Digital Desktop Reklama

një gol ndaj Sparta Pragës,

Swiss Digital Mobile Reklama

tre gola kundër Monakos,

një gol ndaj Feyenoordit,

dy gola në dy ndeshje kundër Bayern Munich,

dhe një tjetër në përballjet me Barcelonën.

Në sfidën e dytë kundër Feyenoordit Lautaro mbeti në pankinë, ndërsa në finalen ndaj PSG-së nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?