11-shen e javës në Champions, dominojnë Barça e Atletico
Barcelona, Porto, Atletico Madrid dhe Juventus ishin 4 skuadrat që buzëqeshën në sfidat e para cerekfinale të Championsit. Katalanasit e Luis Enriques hipotekuan kualifikimin në gjysmëfinale me fitoren 3-1 në “Parc des Prince” përballë Paris Saint Germain, ndërkohë një rezultat fantastik arriti edhe Porto që në “Do Dragao” kaloi po 3-1 Bayernin e Mynihut. Juventusi gjithashtu hodhi një hap të madh drejt kualifikimit me suksesin 1-0 në Torino përballë Monacos, ndërkohë që edhe pse nuk ka siguruar ende asgjë rezultati 0-0 i sigluar në “Vicente Calderon” i jep shanse të mira Atleticos së Madridit përsa i përket cështjes së kualifikimit edhe pse Los Colchoneros duhet të arrinë minimalisht një barazim me gola në sfidën e kthimit në Bernabeu ndaj Realit.
Paraqitja e këtyre 4 skuadrave nuk mund të mbetej pa u vlerësuar as nga UEFA që në 11-shen më të mirë të sfidave të para cerekfinale ka përfshirë një pjesë të madhe të futbollistëve të këtyre ekipeve. Kështu si portierin e javës, UEFA ka zgjedhur sllovenin e Atleticos, Jan Oblak. Ky i fundit priti gjithcka që i doli përpara në ndeshjen ndaj Realit dhe e meriton të jetë portieri më i mirë i sfidave të para cerekfinale. Mbrojtja përbëhet nga Sergio Ramos dhe Diego Godin në qëndër. Të dy lojtarët zhvilluan në një ndeshje të madhe në “Vicente Calderon” duke mos u lejuar aspak hapsira sulmuesve kundërshtarë. Për të mos lënë jashtë 11-shes më të mirë të javës një lojtar si Mascherano, UEFA e ka vendosur argjentinasin në krahun e djathtë të mbrojtjes edhe pse ky i fundit ndaj Parisit luajti si qëndërmbrojtës.
Mascherano me pasimin e tij perfekt i dha mundësinë Luis Suarezit të realizonte edhe golin që i coi shifrat në 0-3, në takimin e “Parc des Princes”. Në krahun e majtë më i miri i javës është përzgjedhur braziliani i Atleticos, Siqueira. Mesfusha përbëhet nga Arturo Vidal autori i golit të vetëm të Juventusit në sfidën ndaj Monacos, Sergi Busquets i Barcelonës, dhe Thiago Alcantara që me finalizimin e tij mbajti gjallë shpresat e Bayernit për një kualifikim të mundshëm ndaj Portos. 4-3-3 i UEFA-s kompeltohet me treshen sulmuese ku përfshihen Luis Suarez dhe dyshja e Portos Ricardo Quaresma- Jackson Martinez. Uruguaiani ishte më miri për Barcelonën në fitoren ndaj PSG duke realizuar 2 gola, ndërsa Quaresma dhe Martinez me paraqitjen e tyre fantastike fundosën një skuadër të madhe si Bayerni.
KOHA JONË SONDAZH

