115 akuza ndaj Manchester City-it, rrezikon rënien nga kategoria

Manchester City akuzohet zyrtarisht për thyerjen e rregullave të “Fair-Play”-t financiar. Ditën e premte është mbyllur dhe seanca e fundit e hetimit, që mund të sjellë gjoba të majme dhe deri në vendimin e rënies nga kategoria.

Bëhet fjalë për një periudhë 14-vjeçare ku tregohet se City ka thyer rregullat financiare. Pep Guardiola deklaroi se nëse shpallet fajtor, ai do të qëndrojë në klub pavarësisht dënimit që mund të merret.

Megjithatë, ekziston mundësia e njohur tashmë që secila nga dy palët, Manchester City dhe Premier League, mund të paraqesin një apel kundër vendimit, në varësi të asaj që vendos Komisioni i pavarur.

SHKARKO APP