Juventus gati të largojë dy lojtarë në janar për të financuar afrimet

Juventusi pritet të jetë skuadra që do të jetë më aktive në merkaton e janarit. Giuntoli kërkon të hidhet në sulm sa më parë, por gjithashtu edhe një zëvendësues i Vlahoviçit, aty ku preferohet Zirkzee. Por fillimisht klubi torinez duhet të shesë për të financuar afrimet.

Alternativa e parë dhe më e thjeshta, është ajo që Juventusi t’i afrojë lojtarët e rinj në formë huazimi. Emri kryesor që mund të sakrifikohet te Juventusi është padyshim Nicolo Fagioli. Kartoni i tij vlerësohet për 25 milionë euro, ndërkohë që interes kanë shfaqu 3 klube angleze, Crystal Palace, Fulham dhe West Ham si dhe Marsielle në Francë.

Përveç tij, ka edhe një tjetër emër surprizë që mund të sakrifikohet te Juventusi. Bëhet fjalë për Samuel Mbangula i cili mund të sjellë disa milionë të tjerë në arkat e “Zonjës së Vjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?