12 gola dhe 5 asiste, Trabzonspori ende nuk ka paguar kartonin e Muçit

Ernest Muçi do të vijojë të mbetet i huazuar te Trabzonspori, të paktën deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit turk nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Presidenca ka zgjedhur të mos nxitohet, duke shtyrë çdo vendim për muajt e ardhshëm.

Ndryshe nga drejtuesit, trajneri Fatih Teke dhe stafi i tij teknik po ushtrojnë presion që kartoni i Muçit të blihet sa më shpejt nga Beşiktaşi. Sipas raportimeve të “SuperHaber” në Turqi, bindja e stafit teknik është se një transferim i përhershëm do të ndihmonte në ruajtjen dhe rritjen e formës së jashtëzakonshme që po kalon lojtari.

Shifrat e Muçit flasin qartë: 12 gola dhe 5 asistime në më pak se tre muaj aktivizim, duke u kthyer në një nga elementët më vendimtarë të skuadrës. Sipas stafit të Trabzonsporit, garantimi i së ardhmes së tij para përfundimit të sezonit do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në performancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse tarifa e transferimit paguhet para mbylljes së sezonit, rendimenti i Muçit do të rritet dhe vazhdimësia e tij do të jetë e garantuar,” citohet të ketë thënë stafi teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muçi u transferua te Trabzonspori në formë huazimi për 1 milion euro. Për ta blerë përfundimisht kartonin e tij, klubi duhet të derdhë edhe 8.5 milionë euro të tjera. Megjithatë, presidenti Ertuğrul Doğan mbetet i kujdesshëm dhe nuk po nxitohet, duke lënë gjithçka të hapur për vendimin final në fund të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?