121 persona izolohen te klubi i Juventusit pas daljes pozitiv të Ruganit
Juventus është duke përjetuar një situatë të vështirë pas daljes pozitive në testin e koronavirusit të Daniele Ruganit. Mbrojtësi është në gjendje të mirë, ndërkohë që e gjithë skuadra është izoluar.
Mediat italiane italiane raportojnë se 121 persona janë vetëizoluar, teksa pjesë e sj janë futbollistë, anëtarë të stafit, menaxher, shoqërues dhe punonjës të klubit.
Kujtojmë që pjesë e klubit torinez është edhe sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, i cili do të duhet të qëndrojë 14 ditë në vetëizolim. /R.Lika-Koha Jone/