13-vjeçarja shqiptare kampione bote, triumfon në Kroaci ku morën pjesë 4 mijë garues

Amanda Dedej është vetëm 13-vjeçe, dhe është shpallur kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatesë. Ajo arriti të realizojë ëndërrën e saj, të renditet e para në botë në këtë sport. Sfida e radhës mbetet pjesëmarrja në lojërat olimpike dhe marrja e një tjetër medaljeje të artë. Kampionati botëror i karatesë u zhvillua në Kroaci ku morën pjesë 4000 të rinj nga 78 shtete të botës. Kampionia lushnjare dominoj të gjitha ndeshjet duke i fituar me rezultate të thella. Kjo 13-vjeçare deri tani numëron 44 medalje ari, duke thyer një tjetër rekord për numrin më të madh të medaljeve të fituara të arta në Shqipëri.

SHKARKO APP