FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

14 ditë për të parë fytyrë e “plotë” të Tiranës së Egbo-s (VIDEO LAJM)

Tirana është skuadra e momentit në Superligë. Ekipi i drejtuar nga Emanuel Egbo po kalon një ecuri të jashtëzakonshme, me 7 fitore radhazi në kampionat.

Bardheblutë do të kenë tri prova forca ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit në javët e ardhshme në kampionat. Fillimisht do të presin korçarët një rival që e kanë mundur 3-1 në fazën e parë, por ndërkohë janë thyer 2-1 në fazën e dytë.

Egbo duhet t’i bëjë mirë llogarit pasi përballë do të jetë Ilir Daja, i cili ishte edhe trajneri që kishin përzgjedhur drejtuesit e Tiranës, një ide që do të dështonte nga forma e mirë e bardhebluve. Një arsye më shumë për strategun nigerian për të treguar se nuk është vetëm “Zoti” që e ndihmon për të fituar, por edhe aftësitë e tij menaxhuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas do të jetë një tjetër provë shumë delikate ndaj Kukësit, që kryeson për momentin kampionatin. Shpëtim Duro është një strateg me shumë eksperiencë që di të marrë më të mirën në ndeshjet e mëdha, dhe ky do të jetë një test shumë i vështirë për Tiranën. Skuadra verilindore ka më shumë kualitet në fazën e avancuar dhe ka gjetur ekuilibrat në mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund është derbi, ndeshja nga ku nisi edhe aventura fantastike e strategut nigerian dhe që po vijon me një ritëm të frikshëm. 14 ditë që do të jenë një provë force, ku do të zbulojmë dhe “fytyrën” e vërtetë të Tiranës së Egbo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?