14 gola dhe 9 shënues të ndryshëm, Interi me sulm të frikshëm këtë sezon

Të përmbysësh një ndeshje nga 0-2 në Serie A është e rrallë. Ta bësh këtë dy herë radhazi, akoma më shumë. Interi e ka kthyer përmbysjen në një tregues të forcës së saj, por njëkohësisht edhe në një sinjal paralajmërues.

Skuadra e Cristian Chivu ka treguar në javët e para të sezonit një potencial ofensiv superior, me 9 golashënues të ndryshëm dhe 14 gola në pesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions League. Thellësia e grupit i ka lejuar trajnerit rumun të bëjë rotacion dhe të menaxhojë me kujdes forcat e lojtarëve kryesorë.

Për krahasim, Arsenali ka vetëm 5 golashënues të ndryshëm, Manchester City 4, Real Madridi 6, ndërsa PSG dhe Barcelona nga 7, megjithëse katalanasit kanë shënuar plot 25 gola në 6 ndeshje. Mes skuadrave të mëdha europiane, vetëm Bayern Munich ka aktivizuar më shumë golashënues të ndryshëm, plot 10.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është statusi që Interi ka transmetuar në këto javët e para të sezonit, duke dhënë një ndjesi supremacie të ngjashme me atë që Bayern Munich shfaq në Bundesligë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sezoni do të jetë i gjatë, kam nevojë për të gjithë”, ishte mesazhi i Chivu pas fitores ndaj Udineses. Dhe zgjedhjet e tij e konfirmojnë këtë filozofi: Interi nuk varet nga një apo dy lojtarë, por ka një arsenal të gjerë ofensiv.

Megjithatë, pikërisht kjo ndjesi superioriteti mund të kthehet në një problem. Zikaltërit kanë treguar se mund të rikuperojnë edhe disavantazhe të mëdha, por gabimet e përsëritura dhe momentet e mungesës së përqendrimit mund të kushtojnë shtrenjtë ndaj kundërshtarëve më të fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?