17 gola në 9 ndeshje, “uragani” Harry Kane është i papërmbajtshëm te Bayerni

Bayern Munich dhe ylli i tij kryesor, Harry Kane, kanë nisur sezonin në mënyrë të frikshme. Sulmuesi anglez po vazhdon të thyejë rekorde dhe të shënojë gola pa ndalur, duke u konfirmuar si lideri absolut i bavarezëve. Pas vetëm pesë javësh në Bundesligë, Kane ka realizuar 10 gola, një shifër që asnjë lojtar tjetër nuk e kishte arritur më parë në historinë e kampionatit gjerman.

Kapiteni i Anglisë vazhdon të shkruajë faqe të arta në librin e rekordeve. Pas dy edicionesh si golashënuesi më i mirë i Bayern-it (36 gola në sezonin 2023/24 dhe 26 gola në 2024/25), ai ka arritur një tjetër majë historike: 100 gola në vetëm 104 ndeshje me fanellën bavareze.

Kane ia doli ta arrinte këtë shifër më shpejt se Cristiano Ronaldo me Real Madridin dhe Erling Haaland me Manchester Cityn. Në Champions League, sulmuesi anglez ka treguar të njëjtën efikasitet. Në fitoren 5-1 ndaj Pafos, Kane shënoi një dopietë, duke e çuar në 17 numrin e golave në vetëm 9 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?