2 Champions League radhazi, PSG bën gati shpërblimin për Luis Enrique-n

Trajneri spanjoll, Luis Enrique, pritet të vazhdojë aventurën e tij me Paris Saint-Germain deri në vitin 2030. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit parizien kanë arritur një marrëveshje paraprake për zgjatjen e kontratës së teknikut 56-vjeçar, i cili aktualisht është i lidhur me kampionët e Europës deri në vitin 2027.

Luis Enrique ka shkruar një kapitull historik në krye të PSG-së, duke e udhëhequr skuadrën drejt dy trofeve radhazi në UEFA Champions League. Pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit në finalen e luajtur në Mynih dhe triumfit ndaj Arsenal pas goditjeve të penalltive në Budapest, trajneri spanjoll konsiderohet gjerësisht si një nga teknikët më të suksesshëm në futbollin europian.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, ka konfirmuar se marrëdhënia mes klubit dhe trajnerit vazhdon të jetë e shkëlqyer, duke lënë të kuptohet se rinovimi është vetëm çështje kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Trajneri është shumë i lumtur me ne, shumë i lumtur në Paris. Është krenar që është parizien sot. Ne jemi krenarë për të. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën e tij”, deklaroi Al-Khelaïfi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?