2 gola dhe 4 kartonë të kuq, mbyllet mes kaosit derbi Partizani-Tirana

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, u mbyll në barazim 1-1 dhe me tension të madh. Ernest i dha avantazhin bardhebluve në minutën e 28-të, ndërsa Sembene barazoi shifrat në minutën e 90-të.

Goli i të kuqve në fund, shkaktoi një situatë kaotike në fushë, ku shpërtheu një sherr i madh me lojtarëve, por edhe stafeve. Dy skuadrat u detyruan të luajnë me nga nëntë lojtarë minutat e fundit, pas katër kartonëve të kuq në fushë.

Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

SHKARKO APP