2 gola me Espanyolin, Kumbulla në super formë në Spanjë

Marash Kumbulla po bën mjaft mirë në Spanjë me Espanyolin. Me golin ndaj Sevillas, qendërmbrojtësi u ngjit në kuotën e 2 rrjetave, teksa u përzgjodh edhe si lojtari më i mirë i këtij 90-minutëshi në radhët e Espanyol.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Besoj se një pikë në fushën e Sevillas është një arritje. Pasi unë shënova të gjithë dëshironim të fitonim ndeshjen. Tashmë duhet të kthehemi në shtëpi me këtë pikë që na vlen. Ishte një duel dhe topi mbeti aty, thjeshtë më mbeti të shënoja.

Këtë javë na duhet të punojmë për vazhdimësinë dhe të shpresojmë për tre pikë në ndeshjen e radhës. Tifozët na ndihmojnë shumë në të gjitha ndeshjet. Më së shumti në shtëpi. Na duhet të punojmë shumë për t’i gëzuar ata”, tha Marash Kumbulla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Espanyol numëron 20 pikë në zonën e ftohtë të renditjes, me 4 prej të cilave kanë mbërritur pikërisht falë cilësive të Kumbullës.

Swiss Digital Mobile Reklama
SEVILLA FC 1 - 1 RCD ESPANYOL I RESUMEN LALIGA EA SPORTS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?