2 gola për 4 minuta, Barcelona po fiton ndaj Sociedatit (VIDEO)
Barcelona po fiton 2-0 ndaj Sociedad, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në La Liga. Në minutën e 16-të, miqtë mbetën me një lojtar më pak.
Elustondo, kapiteni i Sociedad, pengon Dani Olmo-n, dhe duke qenë lojtari i fundit, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Barcelona kaloi në avantazh, pas një kombinimi mes Yamal dhe Dani Olmo, ky i fundit asiston për Gerard Martin, i cili dërgon topin në rrjetë.
4 minuta më pas katalanasit gjetën golin e dytë, pasi goditja e Dani Olmo u devijua nga Casado dhe topi përfundoi në rrjetë.
KOHA JONË SONDAZH

