FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

2 kampionë Ballkani për Shqipërinë në boks

Dy kampionë dhe 3 nënkampionë Ballkani. Këto janë rezultatet e Shqipërisë në kampionatin e mbajtur në Zagreb.

Denis Nurja triumfoi në duelin me kroatin Petar Cetinic, duke e shembur në ring në raundin e dytë dhe fituar medaljen e artë për peshën deri 69 kilogramë.

Një sukses me nock out për Nurjan që ishte dominues në këtë sfidë. Medalje e artë edhe për Alban Beqirin për peshën deri 75 kilogramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqiri e fitoi me pikë 3 – 2 përballjen me kroatin Noa Jezek që ishte më i saktë me goditjet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Argjend në këtë kampionat ballkanik morën Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Indit Laci. Në këtë aktivitet merrnin pjesë 7 vende të rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?