20-vjetori i Tifozave Kuqezi, përshëndetja e Anila Bashës si përfaqësuese e FSHF-së

Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, përshëndeti në emër të këtij institucioni, 20-vjetorin e Tifozëve Kuqezi. Në këtë mbrëmje speciale të organizuar në sheshin “Skënderbej”, Basha uroi mbështetësit besnikë të Kombëtares.

Kurdo dhe kudo të gjendur, ata padyshim janë shndërruar në lojtarin e 12-të për kuqezinjtë tanë. E këtë e theksoi dhe përfaqësuesja e FSHF-së, e cila tha:

“Kam një mesazh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sigurisht për të gjithë ne, ju jeni lojtari i 12-të në fushë. Duam vetëm duartrokitje, përgëzime, këngët dhe banderolat tuaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më shumë të ndjeheni ju, aq më mirë luajnë lojtarët në fushë. Energjia kështu siç jeni do jetë ogur shumë pozitiv në Euro 2024. Ne jemi të sigurt në FSHF se ju do të skuqni Gjermaninë”, u shpreh Anila Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?