200 fitore në 332 ndeshje, Inzaghi më mirë se Ancelotti dhe Allegri
Simone Inzaghi po bën sezone mjaft të mira me Interin duke qenë strategu më i suksesshëm në Seria A në vitet e fundit. Besojeni ose jo, por ai ka bërë dhe më mirë se trajnerë të tjerë shumë të mirë si Allegri apo Ancelotti.
Inzaghi ka arritur kuotën e 200 fitoreve në 332 ndeshje, ndërkohë që menjëherë pas tij qëndron Allegri, të cilit i janë dashur edhe 6 ndeshje për të arritur këtë kuotë.
Në vendin e tretë qëndron Ancelotti, që 200 fitore i ka arritur në 345 ndeshje, ndërkohë që disi më larg me 380 ndeshje qëndron edhe Fabio Capello. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

