200 mijë euro premio për Egnatian, Demrozi shpërblen skuadrën pas mbrëmjes historike
Suksesi historik në Europë i Egnatias është shoqëruar edhe me një premio të majme nga presidenti i klubit, Agim Demrozi.
Pas kualifikimit në play-off-in e UEFA Europa League dhe sigurimit të fazës së ligës në UEFA Conference League, Demrozi ka akorduar një shpërblim prej 200 mijë eurosh për lojtarët dhe stafin e skuadrës rrogozhinase.
Presidenti i Egnatias kishte premtuar më herët një premio në rast të arritjes së objektivave europiane dhe, pas mbrëmjes së madhe ndaj Shamrock Rovers, ai e ka mbajtur fjalën e dhënë.
Egnatia përmbysi në mënyrë spektakolare humbjen 3-1 të ndeshjes së parë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 në sfidën e kthimit. Një rezultat që i siguroi skuadrës shqiptare një tjetër kualifikim të rëndësishëm në aventurën europiane.
Tashmë, skuadra e drejtuar nga stafi teknik i Egnatias do të përqendrohet te sfida e radhës, ku në play-off-in e Europa League do të përballet me norvegjezët e Lillestrøm.
KOHA JONË SONDAZH

