23-vjeçari Leao shkruan historinë e derbit milanez

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, me dygolëshin e tij në derbin e fituar 3-2 ndaj Interit, ka shkruar historinë e kësaj ndeshjeje të madhe të futbollit italian dhe jo vetëm.

23-vjeçari i cili u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serinë A, është bërë futbollisti i parë portugez që shënon në derbin e Milanos.

Leao barazoi rezultatin në 1-1 me një goditje perfekte me të majtën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin e tretë duke lënë pas të gjithë mbrojtjen e Interit, me një aksion personal fantastik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?