250 ndeshje me Realin, Rodrygo: Një ëndërr e bërë realitet!
Rodrygo numëron 250 ndeshje me fanellën e Real Madrid. Sulmuesi brazilian ka dhënë maksimumin për Los Blancos, duke ndihmuar ekipin sa herë i është dhënë mundësia.
“250 ndeshje për Realin do të thotë shumë për mua. Kjo është një ëndërr e realizuar, të luaj përditë këtu. Dua që të arrij shumë më shumë dhe të fitoj shumë më shumë gjëra me këtë fanellë”, tha Rodrygo.
Sulmuesi brazilian ka shënuar 67 gola në 250 ndeshje, ndërkohë që ka dhënë dhe 48 asistë.
KOHA JONË SONDAZH

