26 dëmtime muskulore te Juventusi, Douglas Luiz është rekordmeni këtë sezon
Në fund të shkurtit, Juventusi është ende duke luftuar me urgjencën e dëmtimeve. Dëmtimet e Douglas Luiz dhe Savonës janë të fundit në një seri të pafund problemesh muskulore, që do t’i shtohen Bremer dhe Cabal, të cilët kanë mbyllur prej kohësh sezonin.
Duke lënë mënjanë misterin rreth gjendjes së Milik, të dhënat janë shqetësuese. Që nga fillimi i përgatitjes atletike e deri më sot, bardhezinjtë kanë regjistruar 26 dëmtime muskulore të shpërndara mes 14 lojtarëve, për një total prej 430 ditësh mungesë në fushat e lojës.
Lojtari që është dëmtuar më shumë është Douglas Luiz. Fillimisht ndalesa e gjatë nga fundi i tetorit deri në fillim të dhjetorit, më pas dy probleme të tjera fizike që e detyruan të humbiste ndeshjet ndaj Monza dhe dy ndeshjet kundër PSV dhe Interit.
Dëmtimi i fundit përpara se të vishte fanellën bardhezi daton në vjeshtën e vitit 2021, kur ishte pjesë e Aston Villa, kur ai humbi tre ndeshje në Premier League për shkak të një problemi në kofshë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

