28 Kombëtare të kualifikuara deri më tani për në Kupën e Botës

Anglia është bërë kombëtarja e parë evropiane që siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi me rezultatin bindës 5–0 ndaj Letonisë, duke siguruar matematikisht vendin e parë në grupin K dhe biletën për në turneun më të madh të futbollit botëror.

Në të njëjtën ditë, edhe Afrika e Jugut dhe Katar arritën kualifikimin e tyre, duke e çuar në 28 numrin e përfaqësueseve që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm, i cili për herë të parë do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç tre vendeve organizatore, SHBA, Kanada dhe Meksikë, janë siguruar edhe 6 kombëtare nga Amerika e Jugut (mes tyre Argjentina dhe Brazili), 8 nga Azia (përfshirë Uzbekistanin e drejtuar nga Fabio Cannavaro), 9 nga Afrika dhe 1 nga Oqeania, Zelanda e Re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e plotë e 28 kombëtareve të kualifikuara deri tani është:

Kanada (vendi pritës), Meksikë (vendi pritës), Shtetet e Bashkuara (vendi pritës), Japoni, Zelanda e Re, Iran, Argjentinë, Uzbekistan, Kore e Jugut, Jordani, Australi, Brazil, Ekuador, Uruguai, Kolumbi, Paraguai, Marok, Tunizi, Egjipt, Algjeri, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrikë e Jugut, Katar, Angli, Senegal, Arabia Saudite dhe Bregu i Fildishtë.

Kështu, ndërsa faza e kualifikueseve vazhdon në Evropë dhe në disa rajone të tjera, Anglia e Tuchel konfirmon formën e saj të shkëlqyer dhe bëhet një nga kandidatët kryesorë për trofeun që do të ngrihet në verën e vitit 2026 në Amerikën e Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?