3 gola në 30 minutat e para, Reali po fiton me lehtësi ndaj Malagës

Real Madrid po fiton 3-0 ndaj Malagas në “Santiago Bernabéu”, në sfidën e javës së tretë të La Ligës.

Jude Bellingham zhbllokoi takimin në minutën e 19-të pas një aksioni individual spektakolar. Shtatë minuta më vonë, anglezi ishte sërish protagonist, teksa goditja e tij me kokë u devijua nga portieri dhe përfundoi në rrjetë, duke u regjistruar si autogol.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappé shënoi golin e tretë pas një krosimi perfekt të Alexander-Arnold. Real Madridi po dominon sfidën dhe është pranë një tjetër fitoreje në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?