3 gola në 5 ndeshje, Deschamps: Ky është fakt, por Mbappe nuk është në 100%

Franca ka shënuar vetëm 3 gola në 5 ndeshje deri tani në Europian, ku dy prej tyre janë autogola dhe një penallti nga Mbappe. Shifra që kan sjell kritika të shumta për lojën e skuadrës së Deschamps. Gjithsesi strategu i njohur i pranon faktet, por ka sigurinë në vijim pasi ka në ekip Kylian Mbappe.

“Këto nuk janë kritika, janë fakte. Nuk jemi efikas në fazën ofensive, por kjo nuk na pengoi të jemi mes katër ekipeve më të mira.

Mbappe? Kemi bërë gjithçka për të, së bashku me stafin mjekësor. Edhe gjatë fazës përgatitore ka pasur probleme me shpinën, por Kylian është aty, edhe pse nuk është në 100%.

Unë jam i bindur që Mbappe për çdo rivalë do të jetë rrezik, mjafton thjesht ideja që ata e dinë se Mbappe do të jetë aty”, u shpreh Deschamps.

SHKARKO APP