Të dielën në “San Siro”, do të luhet ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni në Seria A, mes dy ekipeve pretendente, Inter dhe Juventus. Vendi i dytë kundër të parit, teksa distanca mes tyre është vetëm dy pikë.
Trajneri Antonio Conte, ka rikuperuar Romelu Lukakun, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Barcelonës. 3 janë formacionet me të cilat strategu italian mund të zbresë në fushë të dielën në mbrëmje.



