3 sfidat e sotme në Kupën e Botës, “Tre Luanët” sfidojnë “Leopardët”

Faza me eliminim direkt po hyn në momentet më të nxehta dhe surprizat e deritanishme, si eliminimi i Gjermanisë nga Paraguai dhe i Holandës nga Maroku, kanë treguar se asnjë favorit nuk është i sigurt. Anglia, Belgjika dhe SHBA synojnë të shmangin befasitë dhe të sigurojnë një vend në raundin e 16 më të mirëve.

Angli-Kongo

Anglia e drejtuar nga Thomas Tuchel hyn si favorite e madhe në këtë përballje, por nuk pritet të ketë një ndeshje të lehtë. “Tre Luanët” fituan grupin e tyre, por në disa momente nuk bindën plotësisht me lojën e zhvilluar. Nga ana tjetër, Kongo ka qenë një nga surprizat e këtij Botërori, duke treguar organizim të shkëlqyer dhe disiplinë taktike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Belgjikë-Senegal

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo konsiderohet sfida më e ekuilibruar e ditës. Belgjika vjen pas një faze grupesh me ulje-ngritje, por me një skuadër të plotë dhe me eksperiencë të madhe në ndeshje të tilla. Trajneri Rudy Garcia ka paralajmëruar se Senegali nuk duhet nënvlerësuar.

SHBA-Bosnjë Hercegovinë

Presioni më i madh i ditës është mbi SHBA-në, e cila luan në shtëpi dhe konsiderohet favorite për kualifikimin. Amerikanët kanë treguar potencial të madh në këtë Botëror, ndërsa Bosnja ka arritur deri këtu pas një rrugëtimi të vështirë dhe historik.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?