3 shqiptarë në Champions – Hoxha mbetet jashtë, Muriqi eliminon Lyon-in
Janë përcaktuar këtë mbrëmje trskuadrat e fundit që siguruan një vend në fazën e grupeve të Champions League, me futbollistët shqiptarë në qendër të vëmendjes.
Në Athinë, AEK bëri një paraqitje bindëse dhe mposhti 4-0 Levski Sofian, duke siguruar kualifikimin me meritë. Thomas Strakosha ishte titullar në portën e skuadrës greke dhe e mbylli takimin pa pësuar gol. Edhe Stavro Pilo e nisi ndeshjen nga minuta e parë.
Ndryshe ishte fati për Arbër Hoxhën. Dinamo Zagreb u eliminua nga Viking, pasi humbi 3-1 në transfertë. Hoxha ishte protagonist për kroatët, duke shënuar golin e parë të sfidës, por vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Viking fitoi 5-3 në total dhe siguroi një vend në fazën e Champions League. Dinamo Zagreb do të vijojë aventurën europiane në Europa League.
Kualifikim i madh edhe për Fenerbahçen. Pas barazimit 1-1 në Stamboll, skuadra turke triumfoi 2-1 në transfertën ndaj Lyonit dhe kaloi më tej. Vedat Muriqi ishte protagonist, duke zhbllokuar sfidën në pjesën e parë, ndërsa Archie Brown dyfishoi avantazhin pak minuta më vonë. Malick Fofana ngushtoi diferencën për Lyonin në pjesën e dytë, por Fenerbahçe ruajti rezultatin dhe siguroi kualifikimin.
KOHA JONË SONDAZH

