FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 shqiptarë te Istanbulspor, firmos edhe Valon E’themi

Shkon në 3 numri i shqiptarëve te Istanbulspor. Klubi nga Stambolli është fiksuar me lojtarët e Kukësit dhe pas Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt ka firmosur edhe me Valon E’themin.

Ka qenë vetë klubi i Istanbulspor që ka zyrtarizuar afrimin e E’themit i cili prej dy muajsh stërvitet me verdhezinjtë nga Stambolli. Mesfushori mbylli kontratën me Kukësin në verë dhe arriti fillimisht marrëveshje me polakët e Zaglebie Lubin, por në fund problemet kontraktuale të pretenduara nga Kukësi e lanë Ethemin pa skuadër deri më sot.

23-vjeçari kalon te Istanbulspor me parametra zero, me turqit, që nuk kanë asnjë detyrim ndaj Kukësit sepse Ethemi tashmë ka mbushur 23 vjeç dhe sipas rregullores së FIFA pas kësaj moshe taksa e formimit del jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?