36 skuadra dhe 4 vazo ferri, ja si funksionon shorti i Champions League
Sot, e enjte 27 gusht, në orën 18:00, vëmendja e botës së futbollit do të përqendrohet në Grimaldi Forum të Monakos, aty ku do të hidhet shorti i fazës së ligës së UEFA Champions League 2026/27. Shorti do të përcaktojë kundërshtarët e 36 skuadrave që do të garojnë në fazën e parë të kompeticionit.
Champions League zhvillohet tashmë me një format të ndryshuar. Nuk ka më grupe klasike, pasi 36 skuadrat renditen në një tabelë të vetme. Çdo ekip do të luajë 8 ndeshje ndaj 8 kundërshtarëve të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër në transfertë.
Në përfundim të kësaj faze:
8 skuadrat e para kalojnë direkt në fazën e 1/8-ave;
Vendet 9-24 luajnë në play-off për një biletë drejt 1/8-ave;
Vendet 25-36 eliminohen nga kompeticionet europiane.
36 ekipet janë ndarë në katër vazo me nga nëntë skuadra, bazuar kryesisht në koeficientin UEFA. Çdo ekip do të përballet me nga dy kundërshtarë nga secila vazo, ndërsa klubet e së njëjtës federatë nuk mund të përballen me njëri-tjetrin.
Vazot e Champions League
Vazo 1: PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Inter, Arsenal, Barcelona, Atlético Madrid.
Vazo 2: Borussia Dortmund, Roma, Sporting CP, Porto, Club Brugge, Real Betis, PSV Eindhoven, Aston Villa, Manchester United.
Vazo 3: Feyenoord, Lille, Napoli, RB Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray, Bodø/Glimt, Fenerbahçe.
Vazo 4: Slavia Praha, Stuttgart, LASK Linz, Como, Lens, Sabah, Viking, AEK Athens, Slovan Bratislava.
Pas shortit pritet të përcaktohet edhe kalendari i plotë i tetë xhirove të fazës së ligës, me UEFA-n që synon ta zyrtarizojë atë deri më 29 gusht.
KOHA JONË SONDAZH

