4 skuadra në garë për dy bileta Champions, gjithçka vendoset në 90 minutat e fundit të Serie A
Me Interin dhe Napolin tashmë të kualifikuara matematikisht në Champions League, beteja për dy vendet e fundit europiane në Itali mbetet plotësisht e hapur. Në 90 minutat e fundit të kampionatit, katër skuadra: Milan, Roma, Como dhe Juventus , do të luftojnë për vendin e tretë dhe të katërt në renditje.
Humbja ndaj Fiorentinws e ka zbritur Juventusin në vendin e gjashtë, por skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ende ka shpresa, ashtu si edhe Como, që vazhdon të ëndërrojë një kualifikim historik.
Kalendari i javës së fundit
Milan – 70 pikë: përballet me Cagliarin
Roma – 70 pikë: luan ndaj Hellas Verona
Como– 68 pikë: sfidon Cremonesen
Juventus – 68 pikë: luan derbin me Torinon
Në rast barazimi pikësh mes dy ose më shumë skuadrave, renditja do të përcaktohet nga përballjet direkte, diferenca e golave në këto ndeshje, diferenca e përgjithshme e golave në kampionat, numri i golave të shënuar dhe, si kriter i fundit, shorti.
Sipas skenarëve aktualë, Milani ka avantazh ndaj Romës dhe Comos në rast pikësh të barabarta, Juventusi ka epërsi ndaj Romës, ndërsa Como rezulton superior ndaj Juventusit dhe Romës falë diferencës së golave.
Një nga skenarët më dramatikë mund të ndodhë nëse Milani dhe Roma barazojnë ndeshjet e tyre, ndërsa Como dhe Juventusi fitojnë. Në këtë rast, të katër skuadrat do ta mbyllnin sezonin me 71 pikë dhe renditja finale do të ishte: Milani i pari mes tyre, Como në vendin e dytë, Juventusi i treti dhe Roma jashtë zonës Champions.
KOHA JONË SONDAZH

