4 sulmues në garë për “Këpucën e Artë” në Kombëtaren tonë!

Kombëtarja jonë në vitet e fundit, në shpesh raste ka pasur probleme për gjetjen e golit, edhe për shkak të mungesës së sulmuesve që e njohin mirë portën. Në dy sezonet e fundit, numri i bomberave që spikasin në kampionate të një niveli shumë të mirë në Europë është bërë gjithnjë e më i madh.

Myrto Uzuni është një nga më të spikaturit, edhe pse nuk luan si sulmues i parë. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar deri tani 10 herë për Ferencvaros në elitën e futbollit hungarez, duke qenë edhe i vetmi nga kuqezinjtë që e ka këtë numër me dy shifra. Edhe pse nuk mund të pretendojë të jetë “Këpuca e Artë” e Superligës së Hungarisë, sërish shqiptari mund të ngjitet deri në vendin e dytë që e mban Gazdag i Honvedit me 13. 25-vjeçari beratas mund të fitojë në fund të sezonit një “Këpucë të Artë” simbolike mes lojtarëve të Shqipërisë.

Pas Uzunit janë dy sulmues me nga 9 gola. Armando Broja po shkëlqen në Superligën e Holandës në radhët e Vitesse, duke qenë zbulimi i sezonit dhe një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Falë edhe golave të tij, Vitesse është në vendin e katërt në renditje duke lënë pas Fejënordin e duke pretenduar kualifikimin për në kupat europiane për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, 19-vjeçari është në finalen e Kupës përballë Ajax.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rey Manaj është gjithashtu në formë tek Barcelona B, duke shënuar 9 gola në pretendim për t’u ngjitur në Ligën e dytë të Spanjës. Sulmuesi 24-vjeçar ka marrë vlerësime në të kaluarën edhe nga Leo Mesi, dhe mbetet një lojtar në konsideratë të trajnerit të ekipit të parë, Ronald Koeman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Futbollisti tjetër i dalluar i kombëtares lidhur me tundjen e rrjetës është Eduart Rroca. Mesfushori nga Librazhdi po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Istanbulsporin në Ligën e Parë të Turqisë, ku ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 12 asistë. Ky i fundit edhe pse po kalon një formë fantastike, sërish nuk ka mundur që të marrë një ftesë për në Kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?