43 gola në 100 ndeshje, Uzuni: Kam shifrat më të mira në histori te Granada
Dy gola në ndeshjen e 100 me Granadan dhe Myrto Uzuni i jep fitoren skuadrës së tij duke e ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Shqiptari është pranë thyerjes së rekordit të golashënuesit në historinë e klubit.
“Jam shumë i lumtur sepse do të thyej rekordin e Al Arabi, i cili shënoi 44 gola në 140 ndeshje ndërsa unë kam 43 gola në 100 ndeshje. Kam shifrat më të mirë se askush tjetër tek Granada.
Jam shumë krenar për veten, për punën e bërë. Këtu në Granada ndjehem si në shtëpi. Njerëzit më duan dhe kjo më jep motivim të dyfishtë. Puna ime është për të ndihmuar skuadrën dhe për t’i dhënë kënaqësi njerëzve që vijnë në stadium e na mbështesin”, tha Uzuni.
Uzuni është një nga të grumbulluarit e Sylvinho për ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës.