4500 tifozë holandez vendosin në alarm Milanon para ndeshjes së Championsit

Milan i Sergio Conceiçao do të luajë për një pjesë të rëndësishme të sezonit të tyre në ndeshjen e kthimit të play-off të Champions League kundër Feyenoord . Kuqezinjtë duhet të përmbysin humbjen 0-1 në Roterdam dhe për të ndihmuar skuadrën, Zlatan Ibrahimovic kërkon dhe ndihmën e tifozëve.

Thirrja e suedezit për tifozët kuqezi në prag të ndeshjes ishte e tillë: Ne kemi nevojë për ju!

Stadiumi nuk do të jetë Sold Out. Deri më tani janë shitur rreth 55 mijë bileta për fansat kuqezi, ndërkohë që 4500 mbështetës do të jenë nga Holanda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e ka ngritur nivelin e sigurisë në Milano, duke u nisur dhe nga incidentet që kanë ndodhur më parë në Romë në vitet e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?