5 të vërtetat e Italisë, ja pse mungesa në Kupën e Botës po kthehet në normalitet
Eliminimi i Italisë nga kualifikimet për Botërorin 2026 konfirmon një realitet të hidhur: “Axurrët” nuk janë më një superfuqi e futbollit botëror. Humbja ndaj Bosnjës me penallti, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt (golat nga Moise Kean dhe Haris Tabaković), vulosi një tjetër kapitull të errët për Italinë.
Ndeshja, e drejtuar nga arbitri francez Clément Turpin, u ndikua ndjeshëm nga ndëshimi me karton të kuq i Alessandro Bastoni në minutën e 41-të. Në fund, Bosnja siguroi një vend në Botëror, ndërsa Italia do ta ndjekë sërish nga shtëpia për herë të tretë radhazi.
- Mungesa në Botëror, tashmë “normalitet”
Pas dështimeve në 2018, 2022 dhe tani 2026, mungesa e Italisë në Kupën e Botës nuk është më surprizë, por një realitet i përsëritur. Një kombëtare me katër trofe botërorë duket se ka humbur statusin e saj, duke rrëshqitur në plan të dytë apo edhe të tretë në arenën ndërkombëtare.
- Italia e Gennaro Gattuso dështon në ndeshjet e mëdha
Edhe pse ka pasur fitore ndaj kundërshtarëve modestë, skuadra e drejtuar nga Gattuso nuk ka arritur të përballojë sfidat e nivelit të lartë. Humbja e thellë ndaj Norvegjisë dhe tani eliminimi nga Bosnja tregojnë kufizimet reale të këtij grupi.
- Polemika për festimin e Federico Dimarco
Një tjetër moment që ka shkaktuar reagime ishte festimi i Dimarcos pas shortit të kundërshtarit në playoff. Ironikisht, Italia u eliminua pikërisht me penallti, duke e bërë atë episod një “figurë të keqe” në sytë e opinionit publik.
- Momenti i vështirë për Bastonin
Gabimi i rëndë që çoi në kartonin e kuq ka rënduar edhe më shumë situatën për Bastonin, i cili prej kohësh është në qendër të kritikave. Sipas mediave italiane, një transferim jashtë vendit mund të jetë zgjidhja për të rifituar qetësinë dhe formën.
- Kean, hero dhe “fajtor” njëkohësisht
Pavarësisht golit dhe një serie të jashtëzakonshme me kombëtaren, Kean mund të mbahet mend për një rast të humbur të artë në pjesën e dytë, që mund të kishte mbyllur ndeshjen. Një episod që ndryshoi rrjedhën e sfidës dhe, në fund, fatin e Italisë.
Eliminimi i radhës hap një debat të thellë për të ardhmen e futbollit italian, nga strukturat te zhvillimi i talenteve, ndërsa tifozët përballen me një tjetër verë pa Kombëtaren e tyre në skenën më të madhe botërore.
KOHA JONË SONDAZH

