6 fitore në 6 ndeshje, por Arteta është sërish i pakënaqur: E humbëm kontrollin në disa momente!

Arsenali vazhdon marshimin perfekt në Champions League, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi pas triumfit 0-3 në fushën e Club Brugge. Forma mbresëlënëse në Europë vjen paralelisht me kryesimin në Premier League, megjithëse skuadra e Mikel Artetës sapo ka lënë pikë ndaj Aston Villës, një humbje që ka rihapur garën në kampionat.

Pikërisht për këtë arsye, trajneri spanjoll kërkon të mbajë ekipin me këmbë në tokë dhe të shmangë çdo ulje ritmi. Duke folur për TNT Sports, Arteta bëri një analizë të sinqertë të lojës, duke theksuar se pavarësisht rezultatit bindës, ka ende shumë për t’u përmirësuar.

“Pjesa e parë kishte momente të mira, por edhe të dobëta. Brugge pati rastin më të mirë. Më pas filluam të kontrollonim lojën dhe krijuam disa situata premtuese. Por ishim gjithmonë në limit, sidomos kur nuk menaxhon mirë topin pas rikuperimit. Nuk bëmë aq mirë sa duhej në atë pjesë të ndeshjes,” u shpreh Arteta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se në pjesën e dytë skuadra hyri ndryshe në fushë: “Pjesën e dytë e nisëm shumë mirë. Shënuam golin e dytë dhe dominuam lojën. Por sërish u shfaqën probleme të ngjashme: humbëm kontrollin në disa momente, lamë hapësira dhe dhuruam dy topa që mund të na kishin kushtuar para golit të tretë. Madje nuk finalizuam një aksion të shkëlqyer të Rice për Madueken dhe Gyokeresin. Kur nuk shënon, futbolli të çon në situata të rrezikshme. Një rikuperim, një aksion individual, pak kaos në zonë dhe rrezikon ta humbasësh ndeshjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?