6 gola në “Olimpico”, barazim spektakolar mes Lazios së Hysajt dhe Torinos së Asllanit

Torino humbi në sekondat e fundit mundësinë për të marrë fitoren e dytë radhazi në “Olimpico”, pasi Lazio barazoi në minutën e 103-të me një penallti të realizuar nga Danilo Cataldi, pas një verifikimi të gjatë me VAR. Mesfushori bardhekaltër nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 3-3.

Takimi nisi me avantazhin e Lazios, falë golit të Simeones në minutën e 16-të. Bardhekaltrit u ringjallën më tej me një dopietë të Cancellierit (24’ dhe 39’), përpara se Torino të reagonte fuqishëm në pjesën e dytë.

Në minutën e 73-të Adams barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 92-të Coco përmbysi rezultatin, duke i dhënë shpresë “granatave” për tre pikët. Hysaj dhe Asllani ishin në fushë për 90 minuta në të dyja skuadrat. Megjithatë, penalltia e vonë e Cataldit i prishi planet Torinos, duke mbyllur një ndeshje spektakolare me barazim 3-3.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?