6 skuadra në Seria A nuk paguajnë dot klubet prej disa muajsh

Pandemia e Covid-19 ka thelluar edhe më shumë krizën e klubeve italiane, që kanë jo pak probleme financiare. Gazeta e njohur “La Reppublicca”, ka bërë me dije se problemet janë të mëdha, sepse ndryshe nga pjesa më e madhe e klubeve që u kanë ulur pagat futbollistëve të tyre gjatë kësaj periudhe, 6 prej tyre nuk paguajnë aspak futbollistët që prej muajit janar.

Kjo vonesë e rrallë vjen për shkak të shfrytëzimit të dispozitave ligjore të emergjencës, që lejon klubet të mos deklarojnë pagat e dhëna gjatë periudhës shkurt-mars-prill, që është edhe fasha kohore e shtrirjes së pandemisë.

Presidentët e klubeve janë në vështirësi financiare dhe kanë shfrytëzuar “anekse” ligjore për të arritur të shtyjnë sa më shumë dhënien e pagave për futbollistët e tyre. Nuk bëhet me dije se cilët klube nuk janë treguar korrektë me lojtarët, por mësohet se këta të fundit kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre vetëm në rast se ato para shkojnë për lojtarët e akademive dhe ekipeve të femrave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?