FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

60 vjet nga humbja historike e Italisë ndaj Koresë: Kujtohet Pak Doo Ik, autori i golit fatal

Koreja, thjesht emri: nëna e të gjitha humbjeve për kombëtaren italiane. Sot, më 19 korrik, shënohen plot 60 vjet nga ajo ditë e vitit 1966, kur Kupa e Botës luhej në Angli. Në Top 10 e “xhelatëve” të Italisë, një emër qëndron i vetëm në krye: Pak Doo Ik. Ky koreano-verior shënoi golin fatal që atë ditë të kobshme dërgoi “axurrët” në shtëpi, duke shkaktuar një nga eliminimet më të bujshme në historinë e tyre.

Legjenda popullore e cilësonte atë si dentist, por kjo nuk ishte e vërtetë. Ai ishte fillimisht një tipograf, më pas iu bashkua ushtrisë dhe u bë mësues i edukimit fizik. Pak Doo Ik, autori i golit historik, do të mbushë 90 vjeç më 17 dhjetor.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?