7 fitore në 7 ndeshje, Barcelona perfekte mund me lehtësi edhe Sevillan

Barcelona vijon marshimin perfekt në La Liga. Katalanasit kanë regjistruar fitoren e shtatë radhazi në kampionat, këtë herë në transfertën ndaj Sevillas, të cilën e mposhtën me rezultatin 1-3 në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Vendasit ishin ata që zhbllokuan sfidën. Në minutën e 19-të, Youssouf Fofana u shfaq i saktë me kokë pas një krosimi të Felix Correia-s, duke kaluar Sevillan në avantazh.

Barcelona reagoi vetëm tre minuta më vonë. Raphinha barazoi shifrat në 1-1 me një goditje spektakolare, pas asistit të Andreas Christensen. Pjesa e parë u mbyll në barazim, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksionin e dytë, Barcelona hyri më agresive dhe përmbysi ndeshjen. Në minutën e 52-të, Raphinha shënoi sërish, këtë herë me kokë, pas një krosimi perfekt të Lamine Yamal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi brazilian nuk u ndal me kaq. Në minutën e 70-të, Yamal asistoi përsëri, ndërsa Raphinha realizoi golin e tretë personal dhe të tretin për Barcelonën, duke i dhënë fund praktikisht sfidës.

Në minutat e mbetura, Sevilla nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe rezultati mbeti 1-3 deri në vërshëllimën finale.

Me këtë sukses, Barcelona shkon në kuotën e 21 pikëve pas shtatë javësh dhe vazhdon të kryesojë La Ligën me pikë të plota. Sevilla, ndërkohë, mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?