7 ndeshje pa fitore, e ardhmja e Tudor do të vendoset në Olimpico ndaj Lazios

Juventusi po kalon një periudhë delikate. Humbja 1-0 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, me golin vendimtar të Bellingham, ka shtuar tensionin në ambientin bardhezi. Edhe pse skuadra e Igor Tudor zhvilloi një paraqitje të denjë, shifrat janë shqetësuese: tashmë janë shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Pas suksesit dramatik 4-3 ndaj Interit në “Derbin e Italisë”, Juventusi ka regjistruar tre barazime në Serie A (kundër Veronës, Atalantës dhe Milanit) dhe një humbje ndaj Comos, ndërsa në Champions League kanë ardhur dy barazime (me Borussia Dortmundin dhe Villarrealin) dhe humbja në Spanjë ndaj Realit. Siç ndodh shpesh në futboll, kur mungojnë rezultatet, trajneri bëhet i pari që vihet në diskutim.

Megjithatë, drejtuesit bardhezi përpiqen të qetësojnë situatën. Giorgio Chiellini, në një deklaratë për mediat, ka mbrojtur trajnerin kroat: “Janë shkruar dhe thënë shumë gjëra të pavërteta. Igor është trajneri i Juventusit dhe ne duam të vazhdojmë me të. Në çdo klub ndodhin përplasje, por nuk jemi aspak në krizën që po përshkruhet jashtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani vëmendja zhvendoset te sfida e radhës në Romë kundër Lazios, e cila pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Tudor. Sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër rezultat negativ mund të peshojë ndjeshëm në vendimin e klubit për vazhdimësinë e tij në pankinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?