71 gola në 18 ndeshje, rekord unikal në Champions League gjatë kësaj jave

Champions League e këtij viti po rezulton më spektakolare se kurrë. Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, java e tretë e fazës në grupe ka hyrë në histori si më produktivja e të gjitha kohërave, me plot 71 gola të shënuar në 18 ndeshje, duke kaluar rekordin e vendosur sezonin e kaluar dhe të barazuar më herët nga java e parë e kësaj edicioni.

Pavarësisht ndryshimit të formatit, që ka rritur numrin e ndeshjeve vetëm me dy për javë, shifrat janë mbresëlënëse: në gjashtë takime janë regjistruar të paktën pesë gola secila. Chelsea dhe Liverpool shënuan nga pesë gola, PSV Eindhoven realizoi gjashtë, ndërsa kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain realizuan plot shtatë gola në fitoren spektakolare ndaj Bayer Leverkusen në Gjermani.

Megjithatë, jo të gjitha ndeshjet ishin të mbushura me gola, pasi  tre prej tyre përfunduan pa asnjë rrjetë të tundur. Sipas statistikave të UEFA-s, rekordi është jo vetëm absolut, por edhe relativ: në këtë javë janë shënuar mesatarisht 3.944 gola për ndeshje, duke kaluar lehtë rekordin e sezonit 2000/01, kur mesatarja ishte 3.937 gola në 16 takime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javat më produktive në historinë e Champions League

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e tretë 2025/26 – 71 gola (18 ndeshje)

Java e parë 2025/26 – 67 gola (18 ndeshje)

Java e pestë 2024/25 – 67 gola (18 ndeshje)

Java e tetë 2024/25 – 64 gola (18 ndeshje)

Java e parë 2000/01 – 63 gola (16 ndeshje)

Java e dytë 2025/26 – 62 gola (18 ndeshje)

Java e tretë 2020/21 – 62 gola (16 ndeshje)

Java e shtatë 2024/25 – 59 gola (18 ndeshje)

Java e gjashtë 2024/25 – 59 gola (18 ndeshje)

Java e pestë 2022/23 / Java e tretë 2021/22 / Java e tretë 2014/15 – 59 gola (16 ndeshje)

Java e katërt 2012/13 – 58 gola (16 ndeshje)

Java e dytë 2024/25 – 58 gola (18 ndeshje)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?