90 minuta historike, fitorja me Portugalinë çon Shqipërinë në Euro 2016

Shqipëria, si asnjëherë tjetër, është shumë pranë kualifikimit të një kompeticioni të madh, siç është Europiani i futbollit, finalet e të cilit do të luhen në Francë vitin e ardhshëm. Pas 5 ndeshjesh në grup, Kombëtarja shqiptare nuk njeh humbje dhe radhitet e treta me pikë të barabarta me Danimarkën, që sot gjithashtu do të jetë e impenjuar, pikërisht në transfertë me Armeninë. Edhe sikur të fitonin danezët, po të fitojmë ne, thuajse jemi në “Euro 2016”. Llogaritë janë të thjeshta, ne shkojmë 14 pikë, Danimarka po 14, Portugalia mbetet në 12 pikë.

Sfidat e radhës më 8 tetor janë pikërisht Portugali-Danimarkë dhe Shqipëri-Serbi. Nëse do të fitonin luzitanët, ata do të shkonin 15 pikë dhe do të kalonin Danimarkën, ndërsa Shqipërisë do i duhej vetëm 1 pikë në dy ndeshje, pasi danezët e mbyllnin aventurën e tyre aty dhe do mbeteshin pas nesh, sepse nuk kanë më ndeshje, ndërsa ne do të kishim edhe transfertën me Armeninë. Mund të ëndërronim edhe vendin e parë, por kjo është çështje tjetër. Gjithmonë në rast se fitonim sot dhe fiton po ashtu Danimarka, e nëse Portugali-Danimarkë përfundon në barazim, kemi këtë situatë: Danimarka shkon 15 e Portugalia 13, atëherë do na duheshin 2 pikë minimalisht për të siguruar “Euro 2016”.

Gjithnjë në rast fitoreje tonën dhe të danezëve sot, nëse Danimarka fiton edhe me Portugalinë, kuqezinjve sërish do u duhej vetëm 1 pikë kundër Serbisë dhe Armenisë, pasi edhe nëse Portugalia do të fitonte në Serbi ndeshjen e fundit, do të barazoheshim me pikë, por në sfidat direkte do ishim më mirë dhe në finalet e Europianit do të shkonte Shqipëria. Pra, fitorja e sotme vlen jashtëzakonisht shumë, që na realizon thuajse ëndrrën e madhe. Gjithsesi, shpresat nuk veniten edhe në rast barazimi, por edhe sikur të humbnim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Rëndësi në grupin tonë ka edhe ndeshja Armeni-Danimarkë. Nëse Armenia do të frenonte Danimarkën, shanset tona do të rriteshin akoma më shumë, pasi kujtojmë që danezët kanë një ndeshje më shumë të luajtur në grup. Ndërsa humbja e formacionit të Olsen na shton akoma më shumë shanset. Gjithsesi, kuqezinjtë, së pari, duhet të bëjnë të pamundurën për të mos dalë pa pikë me Portugalinë. Jo se humbja i shuan shanset e kualifikimit direkt si vendi i dytë apo i parë, por i zvogëlon ato. Shumë gjëra varen edhe nga ndeshja e kthimit Portugali-Danimarkë muajin e ardhshëm, por edhe ne kemi një ndeshje brenda, si ajo me Serbinë. Gjithsesi, fitorja e sotme kundër Portugalisë thuajse na jep “Euro 2016”.

 

Ndeshjet e mbetura të grupit tonë

Armeni-Danimarkë          sot, 18:00

Shqipëri-Portugali          sot, 20:45

Portugali-Danimarkë       8 tetor

Shqipëri-Serbi                8 tetor

Armeni-Shqipëri             11 tetor

Serbi-Portugali               11 tetor

Klasifikimi                                                                            N             F         B        H     Gv           P            

1.

Portugali

5

4

0

1

7:4

12

2.

Danimarkë

6

3

2

1

8:4

11

3.

Shqipëri

5

3

2

0

7:2

11

4.

Serbi

6

1

1

4

5:11

1

5.

Armeni

6

0

1

5

5:11

1

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?