A do e fitojë Reali La Ligan? Zidane jep përgjigjen që nuk e priste askush
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka befasuar pasi në momentin kur është pyetur për titullin kampion ai është përgjigjur se “në futboll asgjë nuk i dihet”.
Në një deklaratë për mediat para ndeshjes së mesjavës, tekniku francez kërkon që të shmangë presionin ndaj lojtarëve të tij.
“A jeni të detyruar ta fitoni La Ligën? Detyra ime është që të jap maksimumin çdo ditë, atëherë në futboll kurrë nuk i dihet. Ne kemi fatin tonë në duart tona dhe nuk varet nga askush. Çfarë do të ndryshoni në El Clasico: Unë nuk do të ndryshoj asgjë. Ne kemi luajtur një lojë të madhe. Gabimet? Po, të gjithë bëjmë. Por, unë nuk do të ndryshoja asgjë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që pas fitores në “El Clasico”, Barcelona ka rimarrë kreun e La Ligas por Real Madrid ka zhvilluar një ndeshje më pak.
KOHA JONË SONDAZH

