“A do e shkarkojnë Sarrin”, Conte padit gazetarin dhe sqaron situatën tek Interi
Conte është nervozuar së tepërmi nga një artikull i gazetës “Repubblica” mbi kontaktet me Juventusin dhe pyetjes “a do ta shkarkojnë vërtet Sarrin” që sipas gazetës trajneri zikaltër i ka bërë një drejtuesi bardhezi në telefon.
“Lidhur me artikullin e botuar sot në Repubblica.it unë mohoj kategorikisht të kem biseduar zyrtarë dhe lojtarë të Juventus duke pyetur “a do ta shkarkojnë Sarrin?. Do të padis atë që shkroi këtë artikull dhe drejtorin e gazetës”.
Antonio Conte në një lidhje telefonike për ANSA shtoi: “Unë jam i lidhur me një projekt tre vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj shumë dhe të luftoj me gjithë forcën time dhe me gjithçka që është në mundësitë e mia për ta bërë një projekt fitues”, deklaroi strategu italian.